Flash News

KRYESORE

Ish deputeti: Parlamenti si “Ali Baba me 40 hajdutë”

Ish deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar për miratimin e rezolutës kundër presidentit Ilir Meta, duke e quajtur si antikushtetues Parlamentin e Shqipërisë. Në faqen e tij në facebook Shehu ka postuar foton e disa pupacëve që drejtohen nga dora e një aktori cirku, duke e shoqëruar me shkrimin, “Parlamenti antikushtetues i 42 “Pupaceve”, si “Ali Babai me 40 Hajdutet”! Nga 140 vende sipas Kushtetutes, ai ka vetem 122 “deputete”. Nga 122 “deputete” ka 42 “pupace”, te peshkuar ne menyre antikushtetuese nga thellesite e listave, duke u dhene ate qe nuk u takon. Keshtu ata “levizin” vetem nen shkopin e “Ali Babait”.

Shehu nënkupton me këtë postim opozitën e re, sipas të cilit janë thjeshtë pjesë e teatrit qeveritar. Sipas Shehut, ata lujnë teatër edhe kur e kritikojnë atë, apo votojnë kundër tij.

Të fundit