Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Ish-deputeti për ‘opozitën e re’ e të Ramës: Janë anonimë që do e fundosin përfundimisht
Ish-deputeti Nard Ndoka tha se kryeministri Edi Rama nuk mund të krijojë një opozitë të re në Kuvend. Sipas Ndokës, këta persona që po pranojnë mandatet pas largimit të PD dhe LSI, janë njerëz anonimë që do e fundosin përfundimisht Ramën.
“Kjo është fusha e Ramës, fusha e matrapazëve. Atij i ka ardhur dita për të blerë mandatet. PDIU hyri në Kuvend me tre deputetë dhe ata i bleu Rama. Kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë zoti Berisha në politikën shqiptare. Kur shoh njerëz anonimë që nuk njihen fare dhe Rama po na i shtet si opozitë, kjo do e fundosë përfundimisht”, tha Ndoka në emisionin ‘Kjo Javë’.
“Është i vetmi kryeministër që detyron opozitën e tij të djegë mandatet. Është i vetmi kryeministër që është kapur me “presh në dorë” duke vjedhur”, shtoi kreu i PDK-së.
I pyetur për hezitimin Rudina Hadjarit për të dorëzuar mandatin, Ndoka tha: “Rudina hyri në PD duket përfaqësuar një emblemë, jo për vlerat e saj personale. A do e gjejë rrugën e duhur? Këtë do e shohim. Ajo është një vajzë e përgatitur që është përpjekur të hyjë në gjurmët e babait të saj. I duhet shumë kohë që të arrijë nivelin e Azem Hajdarit, por të paktën mos e prishë.”