Flash News

KRYESORE

Ish deputeti: Presidenti nuk është përfaqësues i opozitës, 70% me qeverinë

Ish deputeti: Presidenti nuk është përfaqësues i

Sipas ish deputetit demokrat Ervin Salianji, pavarësisht asaj që flitet në media në raportet mes kreut të shtetit dhe Presidentit, Ilir Meta, në mbi 70% të vendimeve të tij ka qenë pranë qeverisë.

Në një intervistë për Report tv, Salianji tha gjithashtu se shumë shpejt do të ketë zgjedhje dhe se po vjen koha e llogaridhënies për Edi Ramën.

Kemi një qetësi të re mes Presidentit dhe kryeministrit?

“Qëndrimi jonë është i qartë, masat janë kamxhik i Edi Ramës për të kërcënuar qytetarët në këtë situatë, ndërsa qytetet janë plotë, izolohen vetëm qytetarët që kanë frikë shumë nga ligji. Presidenti nuk është përfaqësues i opozitës, gabim që shikohet si zë i opozitës. Nuk ka asnjë arsye sepse është zgjedhur nga PS-ja, në shumë raste, mbi 70% të rasteve ka qenë kundër qëndrimeve të opozitës dhe afër qeverisë.

Dhe kur ka menduar ti shërbejë kushtetutës është sulmuar duke thënë se është i opozitës. Ky është turp i madh, tani që i shërben Edi Ramës dhe shumicës, po themi, thuhet është i mirë dhe e kemi mjaltë, aty ku nuk i shërben themi se është i opozitës. Më duket një tymnajë e kotë, fakti që i ka dekretuar më duket si lëshim në këtë situatë të rëndë për të mos hapur një debat tjetër në këtë kohë kur duhet të përqendrohemi të njerëzit.

Shumë shpejt do të ketë zgjedhje sepse po vjen koha e llogaridhënies për Edi Ramën”, tha ish deputeti demokrat.

Të fundit