Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PS i bashkohet tryezës Basha-Kryemadhi, nga mik u kthye në armik i Edi Ramës

Ish-deputeti i PS i bashkohet tryezës Basha-Kryemadhi, nga mik u kthye

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, sot kryetar i partisë ‘Zgjidhja’, i është bashkuar tryezës së thërritur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, për krijimin e një fronti opozitar kundër qeverisë, pas publikimit të skandalit Saimir Tahiri-Moisi Habilaj.

Kokëdhima është parë teksa ka hyrë në ambientet e Hotel ‘Tirana’, aty ku po zhvillohet mbledhja e partive opozitare, e drejtuar nga Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Koço Kokëdhima ka qenë një prej njerëzve më të afërt të kryeministrit Edi Rama, por siç ka deklaruar ai, klanet brenda PS-së e nxorrën jashtë Kuvendit.

Xhafaj deklaron se nuk do ketë lëvizje të policisë shqiptare për dosjen Habilaj: I përket italianëve

Të fundit