Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Ish-deputeti publikon fotot e Gjirokastrës: Rrezikon të përjashtohet nga UNESCO
Ish-deputeti Sali Berisha ka publikuar disa foto të Gjirokastrës me kalldrëm të shkatërruar ndërsa shton se ky qytet rrezikon të përjashtohet nga UNESCO . Përgjegjëse Berisha bën qeverinë aktuale.
Më tej Berisha publikon mesazhin e një qytetareje e cila ndër të tjera shprehet se një projekt i krimit ka shkatërruar kalldrëmet duke i zëvendësuar me gurë që s’kanë lidhje me ato të Gjirokastrës.
Denoncimi i qytetarit publikuar nga Berisha:
Hajnia e narko qeveritareve po perjashton Gjirokastren nga UNESKO!
Shkaterrohen kalldremet e bukura dhe historike te saj per te mbushur xhepat narko pushtetaret. Krim!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Z.Berisha!
Kam lindur dhe jam rritur ne qytetin me te bukur ne bote, por qe sot, me shume dhimbje them, eshte shendrruar ne qytetin me te masakruar nga babezia.
Nje projekt nga pushteti I krimit shkaterroi kalldremet e bukura dhe po I zevendeson ne disa rrugica me gure qe nuk kane lidhje me guret e Gjirokastres.
Dhe me e keqja eshte punetoret, Jo mjeshtra ashtu sic e kerkojne kalldremet, punojne sa per te marre diten e punes.
Gjirokastra rreziko daljen nga UNESCO.
Anonim te lutem.