Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti publikon fotot e protestuesve të plagosur në spital: Harroje se do ketë tërheqje!

Protesta e mbrëmshme e opozitës para kryeministrisë është shoqëruar me tensione të herëpashershme.

Për pasojë disa persona mbetën të lënduar. Ish deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar fotot e disa protestuesve, sipas tij të lënduar nga policia, ndërsa pavarësisht gjendjes, ai deklaron se nuk do të ketë asnjë tërheqje pas.

“Sic duket nga fotot, policia e neodiktaturës nuk është mjaftuar me gazin lotsjellës. Shenjë se frika ka hyrë deri në palcë e të detyron për akte irracionale e kriminale! Por harroje se do ketë tërheqje! Asnjë hap pas! Nga ana tjetër edhe durimi qytetar e ka një kufi! Mos e harro këtë!”, shkruan ish deputeti.

Të fundit