Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti: Shembja e TK do të ishte atentat kulturor dhe historik kundër Shqipërisë dhe Tiranës

Ish-deputeti: Shembja e TK do të ishte atentat kulturor dhe historik

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj shkruan se nëse godina e Teatrit Kombëtar do të shembet siç insiston qeveria dhe bashkia e Tiranës, do të ishte atentat kulturor dhe historik kundër Shqipërisë.

Në një status në rrjetet sociale, sipas Shehajt meqë ndërtesa e re e Teatrit Kombëtar do të financohet me paratë e shqiptarëve, rrëzon pretekstin e dyshes Rama-Veliaj që teatri duhej prishur si e vetmja mënyrë për të ndërtuar një të ri me PPP. Ish deputeti shton se me paratë publike, një teatër i ri mund të ndërtohet kudo.

“Fakti që ndërtesa e re e Teatrit Kombëtar do të financohet me paratë e shqiptarëve, rrëzon pretekstin e dyshes Rama-Veliaj që teatri duhej prishur si e vetmja mënyrë për të ndërtuar një të ri me PPP (të korruptuar).

Me paratë publike, një teatër i ri mund të ndërtohet kudo, madje duhet ndërtuar në bulevardin e ri ku është planifikuar me planin urban të Tiranës.

Ndërtesa e tanishme mund të restaurohet e modernizohet dhe të shërbejë prapë si teatër apo qendër arti. Por edhe nëse nuk do shërbejë si teatër, ajo duhet të ruhet për vlerat unike historike. Ndërtesa mund të kthehet fare mirë në muze të krimeve të komunizmit, sepse aty u zhvilluan gjyqet e para komuniste që shfarosën një pjesë të mirë të elitës intelektuale dhe patriotike të kombit.

Shembja e saj do të ishte atentat kulturor dhe historik kundër Shqipërisë dhe Tiranës. Qytetet nuk janë thjesht beton dhe teknologji, qytetet janë edhe histori dhe idenditet, janë edhe vazhdimësia arkitekturore dhe urbane, janë edhe vetëdije kulturore e njerëzore.

Vrasja e tyre na kthen në një sistem talibanist!”, shkruan ish deputeti i PD, Agron Shehaj.

Të fundit