Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Ish-deputeti: Si shumë të tjerë, Valdrin Pjetri u flak nga politika pas denoncimeve të PD-së
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka komentuar sërish në ‘Facebook’ rastin e Valdrin Pjetrit.
Për Spahinë ashtu si Pjetri edhe emra të tjerë socialistë u flakën nga politika për shkak të denoncimeve të vazhdueshme që ka bërë Partia Demokratike. Spahia shkruan se beteja për drejtësi do të vijojë.
Reagimi i Spahisë:
“Me mire te vdesesh ne kembe se sa te jetosh ne gjunje” Qendresa, mospajtimi me te keqen e beteja pa u lodhur, edhe me sakrifica te forta, jane vlerat qe ndajne demokratet. Valdrin Pjetri ashtu si shume te ngjashem te tij u flaken nga politika pikerisht per shkak te denoncimeve te PD. Shqiperia sot ka enkas nje ligj per te frenuar Edi Ramen, qe kriminelet i fut nga te mundet si ne pushtet qendror ashtu edhe vendor. Eshte nje beteje qe mban siglen e PD, qe do vazhdoje derisa zyrat e shtetit shqipetar, te dendura me Valdrina, te pastrohen.
Kjo e jona eshte beteje qe nuk erresohet dot nga askush! Jane keto vlera, besimi ne shtetin e se drejtes dhe triumfi i demokracise fryma qe bashkon demokratet e jo emrat e pervecem. Kjo eshte zgjedhja e demokrateve, e testuar shpesh ne Shkodren tone dhe se fundi edhe me rastin e Valdrin Pjetrit. Nuk eshte rruga me e thjeshte apo me e lehte, por eshte me e qendrueshmja, eshte rruga qe duan demokratet e ndershem dhe me e sigurta.”Vlerat jane kuptimi qe zgjedhim t’i japim jetes”, thoshte Jean-Paul Sartre. Lum kush e kupton e i jep kuptim dinjitoz jetes e kontributit te vet!