Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Ish-deputetja akuzon kryeministrin për largimin e të rinjve jashtë: Në Shqipëri funksionon sistemi i antivlerave, të mirët nuk vlerësohen
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi tha se të rinjtë largohen nga Shqipëria pasi u mungon motivimi dhe vlerësimi.
Ajo nuk kurseu as akuzat për kryeministrin Rama, të cilin e bëri përgjegjës për këtë situatë. Po ashtu përmendi edhe faktin se Shqipëria ende nuk është pjesë e BE, gjë që sipas saj vjen për shkak se qeveria nuk ka përmbushur detyrat e shtëpisë.
“Sot ne duhet të ishim pjesë e Bashkimit Europian, por kjo nuk ndodhi. Kjo qeveri nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe nuk mbajti premtimet as për shëndetësinë dhe as për 300 mijë vende pune. Çdo qeveri ka pasur problemet e saj, dhe nuk ka arritur 100% të rezultatit, por në asnjë moment nuk ka sjell këtë model që solli kjo qeveri. Në Shqipëri është instaluar sistemi i antivlerave dhe më i miri nuk vlerësohet, pra ata (maxhoranca) thonë se dua këtë model me lidhje të shkurtra dhe kjo ka çuar në rezultatin e largimeve masive nga vendi”-tha Kërpaçi në rubrikën ‘Opinion’.