Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja e PD ankohet për kolegen në Parlament: E ka burrin këshilltar të ministrit të Ramës

Ish-deputetja e PD në qarkun e Vlorës, Liljana Elmazi Billa ka bërë një deklaratë të fortë, sa i takon diferencimeve në shkarkimet e punonjësve nga administrata publike, kur në pushtet erdhi qeveria “Rama”.

Ndonëse nuk ka folur me emra konkretë, Billa shkruan përmes një statusi në facebook se, PS shkarkoi mijëra demokratë nga puna, përveç bashkëshortit të një deputeteje të PD.

Ndërsa nuk e identifikon ko konkretisht, Billa shton se aktualisht bashkëshorti i deputetes demokrate është këshilltar i një ministri socialist.

“Është e vërtetë që PS hoqi nga puna disa mijëra demokratë kur erdhi në pushtet, jo vetëm ata të administratës publike e shtetërore, por edhe pastruese e roje, por bashkëshorti i deputetes vazhdon ende këshilltar i ministrit socialist. Ndërkohë ne nuk i punësuam dot as kur qeveriste partia jonë. Disa të tjerë i kanë ende drejtora e këshilltarë ministrash”, shprehet Elmazi.

Të fundit