Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ish-deputetja e PD: Nëse Shqipëria merr ‘Jo hapjes së negociatave’, opozita të rrëzojë qeverinë me protesta radikale
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka theksuar se opozita do të përgjigjet me protesta radikale për rrëzimin e qeverisë, nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat nga Këshilli Evropian më 18 tetor.
E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘news 24’, Duma tha se goditja finale për qeverinë është faktori ndërkombëtar.
“Duhet të kuptojmë aksiomën. Marrja e pushtetit do të vijë nëpërmjet votës. Pavarësisht se theksohet rruga radikale ‘protesta, protesta’, ato çfarë bëjnë, dobësojnë, godasin. është goditje e madhe që i kemi hequr propagandën , ata tani janë pa imunitet, status, sakrificë që të vetëdenoncosh veten. E ka të pamundur plotësisht të vazhdojë të qëndrojë, i ka rënë bazamenti. Mendoj se mos hapja e negociatave është rrëzim. Një bazament i tronditur plotësisht, shqiptarëve u kanë ardhur në majë të hundës nga 5 veta që e kanë vendin në dorë.
Për mua plotësisht goditja finale është faktori ndërkombëtar, i cili nëse nuk hap negociatat këtë herë, na takon neve që ta ngremë në nivel tjetër misionin, sepse ky njeri në 6 vite e çoi pas vendin dhe ne nuk mund ta lejojmë më. Kjo goditje do ta rrëzojë. Do ketë protesta radikale. Sa i përket reformës zgjedhore ka rëndësi të ndryshosh një sistem për të shkuar drejt më të mirit”, theksoi ish deputetja.