Ish-deputetja e PD nis të urojë 1 Majin, por dikush e ndërpret në mes

Për disa sot është pushim, festë, madje ditë plazhi, ndërsa në botë sot është një ditë manifestimi dhe proteste për të të drejtat e punëtorëve.

Ish-deputetja e PD, në legjislaturën e shkuar parlamentare, Arbjola Halimi tregon se si ditën e sotme nisi të urojë ditën e punëtorëve, 1 Majin, por një grua e ndërpreu në mes fjalën e saj.

“Doja edhe unë të uroja 1 Majin sot por më ndërpreu dikush sapo e nisa. Një Maji, festa e punëtorëve, ‘-Po ku ka punëtorë sot moj zonjë’, me tha.
Në fakt, sot nuk ka punëtore, por ka ekstremisht të papunë. Rroftë regjimi i Kokainës!”, shkruan Halimi në një status në facebook.