Flash News

KRYESORE

Ish deputetja e PD: OSBE në Tiranë merr detyrën e zëdhënëses së qeverisë së Ramës

Ish deputetja e PD: OSBE në Tiranë merr detyrën e

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi Tyli ka komentuar reagimin e prezencës së OSBE për protestën e sotme të opozitës.

Çupi shprehet se OSBE nuk mundi të shohë dhjetëra qytetarë, burra, gra dhe të rinj që u helmuan me urdhër të kapter Lleshit, që zbaton me përpikmëri direktivat e shefit të tij.

Postimi i plotë:

Osbe në Tiranë i rrëmben detyrën zedheneses së qeverisë së Ramës.

Sonte pa mbaruar ende protesta opozitës ku dhjetra qytetarë u helmuan nga gazi që hodhi policia politike Edi Ramës ndaj shqiptarëve, OSBE doli në një deklaratë për mediat.

Përmes kësaj komunikate u dënua dhuna e protestuesve por OSBE nuk mundi të shohë dhjetra qytetarë, burra, gra dhe te rinje që u helmuan me urdhër të kapter Lleshit, që zbaton me përpikmëri direktivat e shefit të tij.

Revolta popullore erdhi pas helmimit masiv me gaz lotsjellës në protestë, e këtë e pa cdo shqiptarë, vetëm OSBE me sa duket ska qenë e vëmendëshme në atë kohë.

Në fakt nga kjo deklaratë nuk cuditem më, pasi shkon në të njëjtën linjë me atë të disa ditëve më parë, ku u deklarua se jane blerë e shitur votat e shqiptarëve, por OSBE nuk e “sheh” të arsyeshme protestën e shqiptarëve.

Institucionet ndërkombëtare dhe selitë diplomatike në Tiranë, duhet ta shohin këtë situatë përtej syzeve të qeverisë e të kuptojnë këtë revoltë mbarë popullore që nuk mund të pranojë më një qeveri të dalë me votë të kriminalizuar.

Të fundit