Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja e PS përpiqet t’i japë leksion Grida Dumës: Mjerë studentët që të kanë pasur “zysh”

Ish-deputetja e PS përpiqet t’i japë leksion Grida Dumës:

Ledi Shamku nuk është më deputete e Partisë Socialiste, e megjithatë kjo nuk ka ndikuar që ajo të mbetet jashtë debatit politik dhe situatave që krijohen në Kuvend. Ashtu si disa kritikues të tjerë, Shamku ka komentuar lapsusin e deputetes së PD-së, Grida Duma, për Makiavelin, duke lëshuar sulme ndaj demokrates. “Mjerë studentët që të kanë pasur zysh”, shkruan Shamku, ndërsa përpiqet t’i japë Dumës një leksion historie.

Reagimi:

Jepi Grida jepi! Mjerë studentët që të kanë pasur "zysh"!!!

Ta quash fiorentinin Niçolò Maçhiavelli një mendimtar të Lindjes së Largët ekspert në fitoret e betejave - pra ta ngatërrosh fiorentinin me San Xu-në (Sun Tzu), i bie që ke ngatërru pikën e vlimit me këndin e drejtë, kuptove? Apo prit: Quajmë "pikë vlimi".... - të vazhdoj?

Veç kësaj, janë nja 22 shekuj në mes; njëri është i shek. VI para Krishtit e tjetri i shek. XVI pas, kuptove?!”.

Të fundit