Flash News

KRYESORE

Ish deputetja e PS-Ramës: Publiko arsyet e shkarkimit të Konit! Plan okult i rilindjes për përçarjen e UT

Ish deputetja e PS-Ramës: Publiko arsyet e shkarkimit të Konit! Plan

Pas shkarkimit të rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Konit dhe zëvendësimit të tij nga Bernard Dosti, ka reaguar ish-deputetja e PS-së Mimoza Hafizi, njëherazi dhe pedagoge.

Hafizi i kërkon qeverisë të bëjë transparencë sa i përket arsyeve të shkarkimit të Konit, përndryshe shprehet se do të jem e para që këto akte do t’i konsideroj si pjesë të planit okult të rilindjes për të përçarë e goditur Universitetin e Tiranës.

Reagimi i plotë i Hafizit:

Kryeministri kërcënon prej muajsh rektorin e Universitetit të Tiranës, kurse sot ministrja e arsimit e paska pezulluar. Jam njëra nga pedagoget e këtij universiteti. Kam një histori të gjatë betejash për të mbrojtur vlerat e tij, si brenda mjedisit akademik e shkencor, ashtu edhe në politikë e në parlament.

Po kërkoj në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit për të gjetur një dokument të plotë e të qartë me arsyet dhe argumentet e këtij vendimi.

Për çfarë shkeljesh bëhet fjalë? Nuk po i gjej askund.

Pedagogët e Universitetit të Tiranës meritojnë ta kenë këtë transparencë. Qeveria është e detyruar ta bëjë. Përndryshe, unë do të jem e para që këto akte do t’i konsideroj si pjesë të planit okult të rilindjes për të përçarë e goditur Universitetin e Tiranës. Plan i përpiluar nëpër rrjeshtat ogurzeza të kapitullit XII të Ligjit aktual për Arsimin e Lartë.

Të fundit