All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ish-deputetja e zonës: Olta Xhaçka braktis detyrën e caktuar, mbyllet në një sallë në asamblenë e partisë

Ish-deputetja e zonës: Olta Xhaçka braktis detyrën e caktuar,
All - Paragraf - 1

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi Tyli akuzon ministren e Mbrojtjes, Olkta Xhaçka se ka braktisur detyrën e caktuar dhe organizon takime të mbyllura partiake.

All - Paragraf - 3

“Ministrja e cila sipas ligjit duhet të kryejë detyrën që i është caktuar, në mesin e javës mbledh strukturat e partisë duke braktisur detyrën shtetërore që ka, e këtë e bën në funksion të rilindjes partiake”, shkruan ish-deputetja në një denoncim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Qeveria në bunker opozita me qytetarët.

Në vijim të takimeve në ambiente të mbyllura pasi kanë frikë përballjen me popullin, përfaqësuesit e qeverisë takohen në monologjet partiake.

Kësaj radhe ishte ministrja e qeverisë ilegjitime të mbrojtjes, ajo që u mbyll në një sallë në asamblenë e partisë në Dibër.

Ministrja e cila sipas ligjit duhet të kryejë detyrën që i është caktuar, në mesin e javës mbledh strukturat e partisë duke braktisur detyrën shtetërore që ka, e këtë e bën në funksion të rilindjes partiake.

Sigurisht ministrja foli me partinë për partinë dhe në emër të partisë por jo për qytetarët e lirë por të varfër të asaj zone.

Takimet e mbyllura të këtij pushteti, janë tregues i qartë i frikës që tashmë ka ndaj popullit, revolta e të cilit do ti largojë shumë shpejt nga qeveria dhe parlamenti jolegjitim.

Opozita êshtë me qytetarët dhe për qytetarët në këtë betejë me të keqen. Ne të gjithë bashkë, pa patur nevojë për mandat deputeti do të dalim të fituar në këtë betejë për demokracinë.

Opozita janë njerëzit dhe jo kartonët në një parlament jolegjitim. Cdo përpjekje për të emëruar opozitën në demokraci është veçse fundi i shpejtë i cdo pushteti

Prandaj ftesa është për cdo Matjan, Dibranë dhe Shqiptarë, të jemi të gjithë bashkë në protestën e 5 marsit para parlamentit njëpartiak jolegjitim.

 

Të fundit