Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja ironi me kërkesën e Rudina Hajdarit: U ftuan të nderojnë 2 prillin vrasësit e dëshmorëve

Ish-deputetja ironi me kërkesën e Rudina Hajdarit: U ftuan të

Izmira Ulqinaku nga radhët e PD ka ironizuar kërkesën e deputetes Rudina Hajdari sot në Kuvend për të nderuar 4 dëshmorët e 2 prillit.

Në një status në rrjetet sociale, Ulqinaku shkruan se ndihet e tradhtuar kur mësoi se Hajdari i kërkoi Kuvendit dhe kreut të saj, Gramoz Ruçi për të nderuar dëshmorët e demokracisë.

“U ndjeva e tradhtuar sot, kur dëgjova se vrasësit e Dëshmorëve të 2 Prillit ishin ftuar t’i nderojnë ata me 1 minutë heshtje në Parlament!

Një teatër mjeran që uron për paqen e shpirtrave të Dëshmorëve të Demokracisë nga Parlamenti i diktuar prej votës së blerë nga krimi i organizuar dhe bandat e pushtetit.

Paqen e dëshmorëve të votës së lirë e prish ekzistenca Gramoz Ruçi, ekzistenca e partisë së Sigurimit të Shtetit e Byrosë Politike, që sërish sot ka shkelur mbi votën e lirë, e mbi gjakun e atyre shpirtrave që s'po i lini të prehen në paqe!

Gramoz Ruçi dhe Edi Rama! Shpirtat e tyre do të paqtohen ditën kur ju të ndëshkoheni nga vota e lirë! Dhe ajo ditë po afron!”, shkruan Ulqinaku.

Të fundit