Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja mbështet protesten e gazetarëve kundër dhunës

Ish-deputetja mbështet protesten e gazetarëve kundër dhunës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka mbështetur protestën e gazetarëve e cila do të zhvillohet nesër në orën 16:00 para Prokurorisë së Përgjithshme.

Në një reagim për median, Vokshi shprehet se pa median e lirë nuk ka demokraci ndaj duhet të ngrihemi në protestë.

PROTESTO KUNDËR DHUNËS NDAJ GAZETARËVE!!

PA MEDIA TË LIRË NUK KA DEMOKRACI!!!

Bodyguard-ët e Kryeprokurores dhunojnë gazetarin në detyre te Klan Plus, Renaldo Salianji.

Cdo ditë gazetarët po ndeshen me dhunën e shtetit, dhunën policore, shantazhet me padi nga Rama, dhunën dhe kërcenimet ne jetë nga Kryebashkiakët e Edi Ramës.

Nuk arrijnë dot “të vënë me shpatulla pas muri" krimin, por dhunojnë gazetaret.

Drejtesinë e kapur, po e lëshojnë nervat cdo ditë dhe nuk i durojnë dot gazetarët e terrenit që bëjnë vetëm punën e tyre.

Qeveria, deputetët dhe institucionet e inkriminuara i duan të gjithë pushtetet në shërbim të tyre.

#ProtestoPërMediaTëLirë

#ProtestoKundërDhunësNdajGazetarëve

#ShqipëriaSiEuropa

Të fundit