Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja për gazin lotsjellës dje në protestë: e bënë Ed Gazpromi dhe Sandër Kimiku

Ish-deputetja për gazin lotsjellës dje në protestë: e

Ish-deputetja e Partisë Demokratike për Vlorën, Nada Meçorapaj, në një status në Facebook i quan, me ironi, kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, 'Ed Gazpromi' dhe 'Sandër Kimiku'.

(Gazpromi është kompania shtetërore ruse e gazit që shihet si e lidhur dirket me Putinin, ndërsa epiteti 'Kimiku' lidhet me 'Ali Kimikun' ministrin e famshëm të Sadamit, i cili duhet 'të mbulonte' vrasjet me gaz që diktatori irakian u bënte kundërshtarëve politikë dhe popullit).

Meçorapaj ironizon edhe ikjen nga vendi të kryeminsitrit sa herë ka protetsa 'përtej Urës së qabesë" siç thotë ajo. Pa harruar të përmendë se, të njëjtën mungesë mëshire për njerëzit e kishte edhe i ati (ish-anëtar i KQ) që firmoste për ekzekutimin e intelektualëve (Havzi Nela).

Në fund ish-përfaqësuesja e Vlorës në Kuvend thotë se, nuk janë trembur nga gazi lotsjellës, por kanë kuptuar se nuk ka kthim pas.

Statusi i plotë:

"'Ed Gazpromi' dhe 'Sandër Kimiku' u sollën dje si Stalini, Sadami dhe Hitleri me popullin e vet. Njëri bën si shahist i madh politik dhe, sa herë që populli del në protestë e zbyth torrën e tij të korruptuar 'përtej Urës së Qabesë'.

Nga Arabia shihte me Tëitter ne dore se si qehajai i tij besnik, Lleshi i Zi, e mbyste Tiranën në tym e flakë.

Kështu vështronte edhe i ati kur 'llesha' të tjerë ekzekutonin intelektualë të pafajshëm me urdhrat që ai kish nënshkruar.

Dje, Edi, Sandri dhe ballonat e tjera me gazra helmuese të cirkut të pushtetit, nuk na trembën, por na treguan ne dhe shqiptarëve se, nuk mund të ketë kthim pas.

Faleminderit të gjithë atyre që, për më shumë se katër orë rezistuan si burra, dhe gra, të një Shqipërie që kërkon të jetë si gjithë Europa!

 

Të fundit