Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Ish-deputetja Përnaska: Sot gratë në politikë janë kukulla barbi, marioneta në duart e kryetarëve të partisë
E ftuar sot në programin veror “Pushime on Top” në Top Channel, ka qënë ish-deputetja demokrate në Kuvendin e Shqipërisë, Lajla Përnaska.
E pyetur mbi rolin e gruas në shoqëri ajo nuk u kursye me fjalët e ashpra, duke thënë se gratë që përfaqësojnë sot politikën janë stili “Barbie dolls”.
“Në gjykimin tim sot është rritur numri i përfaqësimit të grave, por ka rënë cilësia dhe kjo jo për mungesë të kapacitetit të tyre, por mendoj se kanë krijuar këtë lloj deformimi vetë kryetarët e partive.
Ata kanë krijuar një model femëror që nuk përputhet me kapacitetin që kanë sot gratë, është një model jo-përfaqësues një model i preferuar nga kryetarët e partive për femrat marjoneta në një term quhen edhe ‘barbie’”-deklaroi Përnaska.
Edhe më herët Përnaska ka folur me tone kritike për rolin e grave në politikë, duke mbajtur qëndrim të ngjashëm si sotmi.