Ish deputetja shpjegon përse PD nuk e dërgoi në Kushtetuese ligjin për Teatrin

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka arsyetuar pse PD-ka nuk e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Teatrin Kombëtar dhe atë për arsimin e lartë.

E pyetur nga gazetarja Sonila Meço në studion e lajmeve në RTV  Ora Neës rreth kësaj çështje, Duma shpjegoi se arsyeja e vetma ka qenë që të mos  bënte dëmin final siç ka ndodhur me ligje të tjera.

Sipas ish deputetets, Kushtetuesja e asaj kohe ka qenë e anësuar nga pushteti dhe bënte vetëm çimentim të situatave të dërguara nga opozita.

Hapat proceduralë së paku për ligjin për arsimin e lartë dhe atë për Teatrin, në dijeninë e plotë se ç’kishte ndodhur në pararendje me të tjera precedentë me Gjykatën Kushtetuese, të kthimit të tyre do të krijonte një dëm të pashlyeshëm. Ashtu siç na ka ndodhur me 2 – 3 momente para këtyre dy ligjeve, pasi i kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo i ka miratuar ato, ne kemi qenë në kushtet që do t’i çimentonim ato situata dhe do ishin legjitime. Sidomos me ligjin për arsimin e lartë. Arsyeja pse ne kemi kërkuar që këto ngjarje të ndodhin pas implementimit real të reformës në Drejtësi ka qenë që ne të mos bëjmë dëmin final me këto ligje. Kur kemi çuar në kushte të tjera të tjera ligje tek Gjykata Kushtetuese dhe ajo plotësisht e anësuar ndaj pushtetit i ka çimentuar këto situata, ne e dinim që duhet të jemi strategjikë dhe ta lexojmë 3 hapa para situatën”, u shpreh Duma.