Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja sqaron pse nuk është në listën e Këshillit Kombëtar demokrat

Mimoza Hajdarmataj, ish-deputete e Partisë Demokratike, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka sqaruar pse emri i saj nuk është në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar. Ajo bën me dije se ka qenë një vendim i saj dhe ia kërkuar tërheqjen kryetarit të partisë Bashës. Arsyeja ka të bëjë me angazhimin e saj si aktiviste dhe drejtuese në Qendrën 'Gratë në shërbimin publik'.

Ish-deputetja konfirmon mbështetjen e saj të pakushtëzuar për Partinë Demokratike.

Hajdarmataj shton në fund të komunikimit se, mbështetur në moton 'gratë e fuqishme ndihmojnë gratë e tjera' do të votojnë për kandidate gra sot në garën për Këshillin Kombëtar të PD.

Të fundit