Flash News

KRYESORE

Ish-drejtori i Policisë: Pse lulëzon krimi në vend!

Ish-drejtori i Policisë: Pse lulëzon krimi në vend!

Ish-drejtuesi i Policisë së Lezhës, Arben Hadarmataj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi situatën kriminale në Shqipëri, referuar ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në kryeqendrën e Veriut, Shkodrën.

Hadarmataj u shpreh se agravimi i stuatës kriminale në Shqipëri vejn edhe për shkak të situatës së rënduar politike.

“Si në Shkodër dhe më gjerë, situata kriminale nuk është e mirë. Vjen për shumë shkaqe dhe faktorë, nuk duhet ta përzijmë me pjesën politike, por nuk i shmangemi dot, sepse politika është ajo që ka ndikimin kryesor të situatës ku ne jemi aktualisht, sa i përket situatës së rendit dhe qetësisë në Shqipëri”, u shpreh Hadarmataj.

I pyetur më tej nga gazetartët nëse politika është shkak ktyesot, Hadarmataj tha, “Për mendimin tim një nga shkaqet kryesore. Sepse nëse ka një vullnet të hekurt politik sepse ne e kemi parë në 2005 kur Olldashi ishte ministër dhe kishte një vullnet të hekurt politik, grupet më të rrezikshme si Aldo Bare, u arrestuan dhe shkuan para hekurave. Sot kemi lulëzim të krimit në të gjitha”.

Të fundit