Ish drejtori i Policisë së Shtetit tregon kriminelët që mblodhën vota për Ramën në Shkodër

Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka akuzuar se ata që mbledhin vota për kryeministrin Edi Rama në Shkodër, kanë qenë të gjithë të arrestuar dhe të dënuar për vepra të rënda penale.

Ai shprehet se e ndienpër detyrë në emër të punonjësve të policisë që i vështrojnë të pafuqishëm nga rruga ku shteti i ka hedhur dhe të atyre që i mbani në detyrë e që po aq të pafuqishëm nuk mund të reagojnë, të bëjë një sqarim.

“Personi që sot mbledh vota ne Velipojë e kudo për qeverinë, në kohën e qeverisjes së PD ka qenë i arrestuar nga Policia e Shtetit. Personat që grumbulluan vota në Shkodër e rrethina në 2013-ën e në vazhdim për qeverinë, gjithashtu kanë qenë të arrestuar e dënuar për vepra të rënda penale.

Nëse duhet rifreskuar kujtesa i rendisim që nga Behar Bajri, Safet Bajri, Ilir Bajri, Enver Bajri, Pëllumb Gjoka etj… Keni të dhënat zyrtare, mund t’i shfrytëzojë kush ka akses. Të gjithë kanë qenë të arrestuar në kohën e PD-së. Po reagoj këtu se e ndjej si detyrim si ish Drejtor Policie në atë kohë në Shkodër!

Nuk mbaj mend kush ishte Minister i Brendshem ; Sokol Olldashi, Bujar Nishani apo Lulzim Basha por une isha drejtues policie dhe PD ishte në pushtet. Edhe sot Policia i njeh, i di kush janë, njesoj si dje! Dallimi i vetëm mes dy koheve eshte: ne ate kohe nuk ecnin krah per krah me zv.kryeministrat per te shpjeguar…integrimin!!”, shkroi Prençi në Facebook.