Flash News

KRYESORE

Ish-drejtori i Policisë tregon hilen e vettingut: Amniston drejtuesit e lartë

Ish-drejtori i Policisë tregon hilen e vettingut: Amniston drejtuesit e

Ahmet Prençi, ish-drejtori i policisë së shtetit mendon se projekligji për vettingun në polici nuk është asgjë më shumë se një shfaqje e rradhës dhe shpenzim i kotë i parave të taksapaguesve shqiptarë.

Duke folur në televizionin Ora News, Prençi tha se ligji amniston drejtuesit që janë përgjegjësit kryesorë dhe ndëshkon punonjësit e thjeshtë.

 “Jemi dëshmitarë që shumë oficerë policie që mund të kenë dhe damkën që janë marrë me veprimtari kriminale, në këto 5 vjet kemi parë që kanë udhëhequr me një platformë shtetërore kultivimin e kanabisit në gjithë vendin. Ata mund ta kalojnë vettingun dhe dikush tjetër që ka kushtet më minimale në familjen e tij mund të mos kalojë vettingun. Këtu do të jemi dhe do ta shohim. Ky ligj që po bëhet është dhe një amnisti që ndodhi çfarë ndodhi  deri tani, të shohim këtu mbrapa se çfarë do të bëhet”, theksoi Prençi.

Në fund, ai shtoi se vettingu duhet të nis fillimisht nga politika dhe më pas të shtrihet kudo, edhe tek policia.

Të fundit