Flash News

KRYESORE

Ish drejtuesi i fushatës së Trump merr dënimin e dytë

Ish drejtuesi i fushatës së Trump merr dënimin e dytë

Ish- drejtuesi i fushatës zgjedhore të presidentit amerikan Donald Trump, Paul Manafort ka marrë sot edhe dënimin e dytë dhe në total për të janë vendosur 7 vjet e gjysmë burg. Kjo  do të thotë se ai ka marrë dënim më të gjatë se çdo i pandehur në hetimin e posaçëm të Robert Mueller.

Gjykatësja Amy Berman Jackson vendosi 43 muaj të tjerë burgim për Paul Manafort-in, duke e çuar dënim e përgjithshëm të tij në 7.5 vjet. Javën e kaluar, një tjetër gjykatës federal e dënoi atë me 47 muaj burg lidhur me akuza për mashtrim bankar dhe me taksat.

Gjykatësja Amy Berman Jackson urdhëroi burgosjen e Paul Manafort-it vitin e kaluar, duke revokuar arrestin shtëpiak për të, lidhur me akuza për manipulim të dëshmitarëve.

Çështja është pjesë e një hetimi të udhëhequr nga Prokurori i i Posaçëm Robert Mueller lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Akuzat ndaj Paul Manafort-it nuk kanë lidhje me punën që ai ka kryer gjatë fushatës Trump, por me punën e tij në emër të një partie pro-ruse në Ukrainë.

 

Të fundit