Flash News

KRYESORE

Ish-eurodeputetja: Shqipëria ka nevojë për shkolla, jo për kulla

Ish-eurodeputetja: Shqipëria ka nevojë për shkolla, jo për

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka zhvilluar ditën e sotme një diskutim të hapur në selinë e PD-së, nga ku ka kritikuar ashpër qeverisjen e viteve të fundit. Pack theksoi se Shqipëria ka nevojë për më shumë shkolla dhe më pak kulla të ndërtuara.

“Jam e nderuar që jam këtu dhe që e shikoj sallën plot. Jam e kënaqur që shikoj shumë të rinj këtu që kanë vendosur të mos largohen nga ky vend.

Ky nuk është një problem vetëm i Shqipërisë, por edhe i Kosovës, Serbisë, Maqedonisë dhe Kroacisë. Kjo ndodh se politikanët nuk po kujdesen për nevojat jetësore të  qytetarëve.

Faktikisht nuk e mbaj mend sesa herë kam ardhur në Shqipëri, por këtu nuk ka nevojë për shumë kulla, por për më shumë shkolla.

Normalisht ka nevojë për investime, të cilat do bëhen nëse sistemi i drejtësisë vihet në vend”-tha ndër të tjera Doris Pack në takimin e zhvilluar në ambientet e selisë blu.

Të fundit