Flash News

KRYESORE

Ish-finalisti i “Big Brother Albania” realizon ëndrrën, pjesë e serialeve në Amerikë

Ish-finalisti i “Big Brother Albania” realizon ëndrrën,

Listës së personazheve të njohura shqiptare që kanë prekur suksesin jashtë kufijve i shtohet tashmë edhe ish banori i “Big Brother 1”, Pol Babi.

Prej më shumë se një viti Poli është zhvendosur në qytetin e zhurmshëm të Los Angelos, ku ka nisur karrierën e tij si aktor.

I kontaktuar nga Blitz.al, ai ka treguar se është pjesë e disa serialeve që po transmetohen në gjigantët mediatikë, HBO dhe Netflix. Përveç kësaj, një prej serialeve ku Poli interpreton transmetohet edhe në “Top Channel”. Bëhet fjalë për “Code Black”, i cili bën fjalë për një grup mjekësh që bëjnë të pamundurën për të shpëtuar pacientët e tyre. Aktualisht po transmetohet sezoni i tretë i këtij seriali në CBS.

Poli ishte një nga banorët më të komentuar dhe finalist i edicionit të parë të “Big Brother Albania”.

Të fundit