Flash News

KRYESORE

Ish-futbollisti gjendet i vdekur në trotuarin  e Sarandës

Ish futbollist i Butrinit, Leonard Qesari 61 u gjet i vdekur sot rreth orës 05:25të mëngjesit. Qesari  ka qenë futbollist në vitet 1970 – 1985 dhe ka luajtur me Butrintin.

Policia bën me dije se nga verifikimi paraprak dhe kqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se shtetasi ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndëruar jetë mbi trotuar.

Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se shtetasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit