Flash News

KRYESORE

Ish-futbollisti rezulton me koronavirus, FSHF është në karantinë

Ish-futbollisti rezulton me koronavirus, FSHF është në

Ish-futbollisti i Tiranës, Florian Riza, rezulton të jetë i prekur nga koronavirusi. Ai punon si analist sporti në emisionin “Pressing” të Gerti Çarçanit në ABC News dhe gjithashtu pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Infektimi i tij me Covid-19 ka nxitur televizionin ABC News, që t'iu bëjë teste punonjësve të tij, të cilët raportohet se kanë dalë negativë, për fatin e tyre të mirë.

Florian Riza së fundmi mësohet se ka patur kontakte të vazhdueshme me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, ndërkohë që ky i fundit ka dhënë urdhër që të gjithë punonjësit e FSHF-së të vetizolohen për të paktën 14 ditë.

Të fundit