Flash News

KRYESORE

Ish-kandidati për president: Kisha serbe, arkitekte e shkatërrimit

Ish-kandidati për president: Kisha serbe, arkitekte e shkatërrimit

Ish-kandidati për president të Serbisë, Çedomir Jovanoviç, njëkohësisht kryetar i Partisë Liberale Demokratike, ka akuzuar Kishtën Ortodokse se po e lë vendin në konflikt të ngrirë me fqinjët. Jovanoviç ka kërkuar nga Kisha që të qëndrojë larg çështje të rëndësishme, siç është ajo e Kosovës.

"Mitomania e të gjitha tubimeve të KOS-it , mungesa e ndjenjës për realitet, mungesa e brengosjes për jetët e njerëzve dhe projektet e nacionalizmit serbomadh që kanë ende strehim në Kishë, po e lënë Serbinë në konflikt të ngrirë me të gjithë fqinjët. Vendimi për problemin e Kosovës nuk është tapi e Kishës dhe e zyrtarëve të saj, ata as që kanë më shumë të drejtë se çdo qytetar tjetër në Serbi kur bëhet fjalë për vendimin e përbashkët për një gjë kaq të rëndësishme”, ka deklaruar Jovanoviç.

Ai ka thënë se secili “duhet të shikohet në pasqyrë e të shohë cili është çmimi i përkrahjes në politikën katastrofike e cila Serbinë e ka dërguar në margjina të qytetërimit bashkëkohor dhe të pyetet ku ka gabuar".

"LDP nuk pranon që kishtarët të udhëheqin politikën, që Kisha të tërheqë ndonjë “vijë të kuqe” dhe as që përmes qëndrimeve të saj të nxjerrë ndonjë dokument që na detyron ne të gjithëve", ka thënë Jovanoviçi.

Ai ka përfunduar me fjalët se “çdo herë arkitektet e njëjtë të shkatërrimit serb po riparaqiten me ide të njëjta nga të cilat Serbia pothuajse u zhduk si shoqëri.”

Të fundit