Flash News

KRYESORE

Xhafaj e shkarkoi nga Drejtoria e Policisë, Haki Çakoi emërohet në postin e rëndësishëm

Xhafaj e shkarkoi nga Drejtoria e Policisë, Haki Çakoi emërohet

Ditën e djeshme kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi firmosi largimin  nga detyra që mbajti për 5 vite. Ish-kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako është emëruar Drejtor i Emergjencave Civile nga Ministrja Olta Xhaçka, mëson Balkanweb.

Kujtojmë që në prill sh-kryepolici Haki Çako u emërua këshilltar për çështjet e emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa tashmë do të jetë drejtor.

Më herët ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj shkarkoi Çakon nga posti i Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, detyrë që e ushtroi për rreth tre vite.

Ndaj Çakos janë hedhur akuza të shumta si bashkëpunëtor me trafikantët e drogës. Vetë Ilir Meta, gjatë fushatës elektorale, që e zhvilloi si President i Zgjedhur, e quante ish0drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Haki Droga”.

Të fundit