Flash News

KRYESORE

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë: Rama e dinte se Lleshi s'plotësonte kriteret për ministër

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë: Rama e dinte se

Ish-drejtor i Shërbimit Informacionit të Ushtrisë, Ylli Zyla mendon se grada “Gjeneral” e Sandër Lleshit bie ndesh me Kushtetutën, por nuk përbën një nga arsyet e mosdekretimit nga Presidenti Ilir Meta.

Zyla mendon se për Ramën, propozimi i Lleshit është një lojë shahu për të zbuluar më pas personazhin e vërtetë që ka në mendje të propozojë në krye të ministrisë së Brendshme.

Çdo ushtarak quhet pjesë e forcave ushtarake aktiv ose rezervë deri në moshën 60-vjeçare. Nuk e di nëse e mban gradën e Gjereralit, Sandër Lleshi apo është vetëm këshilltar i Sigurisë së Brendshme. Ky nuk është argument, sepse nëse ushtaraku do të mbajë një detyrë tjetër jo ushtarake.

Ato që e pengojnë, – e tha mirë Presidenti i vendit, – ky nuk bind. Shërbimet e sigurisë e kanë gjetur të papërshtatshëm zotin Lleshin për këtë detyrë. Por ata edhe mund të luajnë. Siç e tha edhe kryeministri është “lojë shahu”. Ka çuar një personazh që do kthehej mbrapsht, me idenë që të dërgojë më vonë personin që ka në mendje, ka pohuar ai nw Fax News.

Zyla nuk ka kursyer as akuzat ndaj ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli teksa vë në dukje arrogancën e saj si arsyen kryesore të shkatërrimit të Forcave të Armatosura.

Të fundit