Flash News

KRYESORE

Ish-kreu i SHISH: Çfarë di unë për Artur Meçollarin

Pas publikimit të emrit të negociatorëve me Greqinë kanë nisur një sërë debatesh në lidhje me integritetin e ekspertëve. Më i kontestuari është eksperti detar Artur Meçollari, për të cilin ka dyshime për të shkuarën e tij, pasi dyshohet se ka qenë spiun.

Megjithatë, për ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi përdorimi i fjalës spiun është qesharak dhe i vjetër, ndërsa theksoi së kjo histori është e pastër politike.

“Përdorimi i fjalës spiun, më duket qesharak. Është shumë i vjetër. Nuk quhen më spiun në atë termin pezhorativ. Ka ndryshuar përmbajtja. Nuk ka çfarë informacion të merret nga Shqipëria. E nëse i ka dhënë të dhëna sipas tyre, ia ka dhënë SHBA. Nuk besoj që SHBA do info nga Shqipëria. Thonë që i kanë gjetur dokumente kompromentuese në kasafortë. Gjithë kjo histori është e pastër politike. Ne jemi të varur nga NATO dhe SHBA për çdo gjë, s’besoj se ka gjë për t’u mbajtur sekret”, u shpreh Klosi

Të fundit