Flash News

KRYESORE

Ish-kryeministri Berisha denoncon mashtrimin e qeverisë me “dekoderat” hd

Me anë të një postimi në facebook, ish-kryeministri Berisha denoncon mashtrimin që iu është bërë qytetarëve të ndryshëm, me pajisjen me dekodera të rinj hd, pas ndryshimit të sinjalit dhe kalimit të transmetimeve televizive në formatin dixhital. Për këtë Berisha ka postuar dy mesazhe të ndryshme, një nga Berati e një nga Shkdora dhe të dy kanë të njëtin hall. Në fund të vitit të kaluar qeveria, me anë të një fushate pajisi qytetarët me një aparat hd, për marrje të sinjalit tokësor dixhital, por që ka ngatërruar shumë vetë sepse nuk është aparat si i kompanisë private “Digitalb”. Gjithsesi qytetarët kanë vështirësi në kapjen e sinjalit tokësor dhe kjo ka sjellë ndërprerje dhe mosinformim të tyre në qytete të ndryshme. Ja postimi i Berishës:

“Ja si i kane mashtruar qytetaret, Edvini dhe kompania e tij me dekoderat e korrupsionit!

"Zoti Berisha,

Jam nga Shkodra,

Kam nje problem, kam dy televizora ne shtepi te cilet deri ne kete moment kane funksionuar me karten Digitalb.

Na kane detyruar te marrim pajisjet e rea sepse i prene sinjalet. Pasi harxhuam 30 mije leke te reja me Digitalb dhe abonim serish na u nderpre sinjali.

Telefonuam Digitalb-in ne Tirane dhe ata u pergjigjen shkurt:

-Keto pajisje na i ka sjelle nje deputet dhe per kete arsye ne s'mbajme pergjegjesi. Kerkojme ndihmen tuaj.

Te pershendet , Vuthjanja qe rri ne Shkoder."

"Dr. pershendetje!

nga Berati Ju shkruaj dhe mendoj se populli po vidhet me dekoderat e digitalb.Qe kur ka filluar procesi i digitalizimit edhe televizoret hd nuk e marrin me sinjalin tokesor pasi sipas meje duhet blere "dekoderi i naltgjatesise" Sqaroj se i njejti televizor mund te marri sinajlin e dajtit dhe jo ate te malit te gorices ne Berat"

Të fundit