Flash News

KRYESORE

Ish kryeministri dënohet me 7 vjet burg

Ish kryeministri dënohet me 7 vjet burg

Ish kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif është dënuar me shtatë vite burg nga një gjyakatë kundër korrupsionit, nën akuzat për posedim të aseteve përtej burimeve të njohura të të ardhurave.

Gjykata në Islamabad e ka bërë sot këtë njoftim, teksa e ka shpallur fajtor për vetëm një nga dy rastet, për të cilat është gjykuar.

Sharif në anën tjetër ka mohuar çdo keqbërje. Ai është dënuar me 10 vjet burgim në muajin korrik për blerje të banesave luksoze në Londër. Ai pati apeluar këtë dënim dhe është liruar me kusht në muajin shtator.

Të fundit