Flash News

KRYESORE

Ish-kryeministri i Francës fushatë për Macron për zgjedhjet parlamentare

Ish-kryeministri i Francës fushatë për Macron për zgjedhjet

Ish-kryeministri francez, Manuel Valls njoftoi sot  se do të qëndronte pas presidentit të zgjedhur, Emmanuel Macron dhe lëvizjes së tij politike të sapolindur në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Valls, i cili kishte premtuar mbështetjen e tij për Macron gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, tha për televizionin RTL se ai do të ishte një kandidat për partinë “La Republique en Marche”.

Ish-kryeministri i përket krahut të djathtë të Partisë Socialiste të Francës, e cila është në krizë për shkak të përpjekjeve ideologjike dhe rënies së mbështetjes.

Valls shërbeu si kryeministër nën drejtimin e presidentit, Francois Hollande deri në fund të vitit të kaluar, por ishte i pasuksesshëm në përpjekjen e tij për t’u bërë kandidat i krahut të majtë për president.

Kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e qershorit do të takohen më vonë sot për të diskutuar mbi zgjedhjet.

Të fundit