Flash News

KRYESORE

Ish-kryeministri i Francës mendon kandidimin për bashkinë e Barcelonës

Ish-kryeministri i Francës mendon kandidimin për bashkinë e

Ish-kryeministri francez, Manuel Valls njoftoi sot se mund të kandidonte për bashkinë e Barcelonës gjatë zgjedhjeve të vitit 2019 për partinë e qendrës së djathtë “Ciudadanos”.

“Do ta mendoj”, deklaroi Manuel Valls për stacionin televiziv publik TVE, ku një gazetar katalanas e pyeti për këtë mundësi.

Duke përmendur angazhimin e tij kundër separatizmit në Katalonjë, ai theksoi në spanjisht se ishte ”përfshirë në këtë debat si fëmijë katalanas”, i lindur në Barcelonë sepse ”dëshiroj t’i jap Katalonjës dhe Spanjës ato që më kanë ofruar, origjinën time, kjo është gjithashtu një formë bujarie”.

“Jam përfshirë në këtë debat si europian, sepse pasojat për Europën, të separatizmit katalanas, ishin shumë të mëdha”, shtoi ai.

“Vazhdimi i këtij debati, po do të më interesonte, qëndrimi në këtë debat politik dhe intelektual. Mund të shkoj edhe më larg? Do ta mendoj”, theksoi ai.

“Ciudadanos është e hapur për praninë e personave si Valls në listat tona”, deklaroi, Albert Rivera, kreu i Ciudadanos, forca kryesore e opozitës indipendentiste në Katalonjë.

“Ka paraprake”, theksoi ai.

“Shpresoj që kjo mund të konkretizohet, por për momentin pranoj se është një portë e hapur dhe ka akoma kohë”, deklaroi Rivera duke nënvizuar se partia e tij ishte e hapur për talente dhe se Valls do të ishte kryetar më i mirë bashkie se ajo aktuale në Barcelonë, Ada Colau, ish-militante e të djathtës.

Të fundit