Flash News

KRYESORE

Ish-kryeministri ulet në Kuvend në krah të Saimir Tahirit, deputeti i tensionuar

Ish-kryeministri ulet në Kuvend në krah të Saimir Tahirit,

Saimir Tahiri ka preferuar që gjatë kësaj legjislature të ulet në fund të sallës së Kuvendit, duke u distancuar nga ‘big’-ët e Partisë Socialiste. Sot, kur në seancë po diskutohen raportet e mazhorancës dhe opozitës për kërkesën e Prokurorisë, ish-kryeministri Bashkim Fino është ngritur nga vendi i tij dhe është ulur pranë Tahirit.

Nga kjo foto, Tahiri duket mjaft i tensionuar, ndoshta edhe për arsye se opozita kërkon miratimin e kërkesës për arrestimin e tij, ndërkohë në sallë janë shfaqur pankarta kundër shtetit të drogës.

Pasi një fjalimi të shkurtër, ish-ministri i Bredshëm u largua nga salla duke mos dëgjuar diskutimet e opozitës.

Nis seanca e Kuvendit për imunitetin e Saimir Tahirit, Enkelejd Alibeaj lexon raportin e opozitës

Të fundit