Flash News
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
Ish kryeministrja e Ukrainës do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale
Yulia Timoshenko ka bërë me dije se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, që do të mbahen më 31 mars. Timoshenko ka qenë në postin e kryeministres në vitin 2005 dhe nga 2007 në 2010. Sot është një nga favoritet për karrigen e Shefes së Shtetit.
Timoshenko ka njoftuar sot që do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale, gjatë një kongresi të partisë së saj Batkivschina (Patria), duke premtuar që do të marrë në kontroll Kievin, dhe Krimenë, që Rusia e aneksoi në 2014, si dhe territoret e Donbass të okupuara nga separatistët filorusë.
Timoshenko, një pro-perëndimore përfundoi në burg në 2011, gjatë presidencës së rivalit filorus Viktor Janukovich, por u lirua pas Revoltave të Maidan.