Flash News

KRYESORE

Ish-kryeprokurori i Shqipërisë: Skënderbeu do të dënohet 3 vjet

Ish-kryeprokurori i Shqipërisë: Skënderbeu do të

Ish-kryeprokurori, Arben Rakipi, i cili ka qenë në të kaluarën pjesë e organeve të FSHF-së parashikon se klubi i Skënderbeut mund të pezullohet tre vjet nga UEFA. I ftuar në emisionin “Proçesi Sportiv”, Rakipi theksoi se kërkesa paraprake nga inspektorët e UEFA-s për pezullim 10 vjeçarë nga kompeticionet europiane është e ekzagjëruar.

“Raporti ka disa të dhëna që më duken të paarsyeshme, siç është fakti se Skënderbeu paska përfituar shumë të ardhura nga aktivitetet europiane. Unë mendoj së kërkesa për dënim 10 vjeçar është një kërkesë e ekzagjeruar dhe besoj së klubi do të dënohet me 3 vjet pezullim”, deklaroi Rakipi.

Më herët, inspektorët e UEFA-s i kërkuan Komisionit të Disiplinës që të pezullojnë klubin e Skënderbeu me 10 vjet nga kompeticionet europiane pasi dyshojnë së klubi korçar ka manipuluar mbi 50 ndeshje.

Të fundit