Flash News

KRYESORE

Ish ligjvënësi republikan sfidon Trump-in për zgjedhjet e 2020-ës

Në garën për nominimin në Partinë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, presidenti Donald Trump do të ketë si rival Joe Walsh, ish-ligjvënës nga Illinois, i cili moderon një emisioni radioje.

Ishte vetë Walsh i cili lajmëroi se dot ë sfidojë kreun amerikan të shtetit gjatë emisionit “, “This week”, në kanalin ABC News.

“Po kandidoj pasi ai është i papërshtatshëm, i paaftë, fanatik” dhe narcisit. Dikush duhet të ngrihet dhe duhet të ekzistojë një alternativë. Vendi është i lodhur nga inatosjet e këtij njeriu; ai është një fëmijë”, tha zoti Walsh, i cili shërbeu për një mandat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe humbi garën e rizgjedhjes në vitin 2012.

Niveli i miratimit të Presidentin Trump në anketime vazhdon të jetë në kuotën e 40%-shit, por ai gëzon mbështetje të dyfishuar në radhët e republikanëve, të cilët vazhdojnë të miratojnë periudhën e tij në detyrë prej 2 vitesh e gjysmë.

Rreth 24 demokratë konkurrojnë për të marrë nominimin e partisë së tyre për t’iu kundërvënë Presidentit Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020. Nga Partia Republikane, në garë veç Walsh për t’i marrë presidentit nominimin republikan është edhe ish-guvernatori i Masaçusetsit, Bill Weld.

Të fundit