Flash News

KRYESORE

Ish-lojtari i bejsbollit: Alex po e tradhton Jennifer Lopez me ish-bashkëshorten time

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë fejuar pasi ky i fundit i ka dhuruar një unazë me diamant që kushton 5 milionë dollarë. Por mesa duket kjo histori nuk do të përfundojë mirë, pasi ish-lojtari i bejsbollit Jose Canseco, thotë se Alex e ka tradhtuar këngëtaren me ish-bashkëshorten e tij, Jessica Canesco-n.
 
View this post on Instagram
 

♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Ai shkroi për këtë ndërsa po shihte reality show-n "World of Dance", në të cilën është Jennifer si pjesë e jurisë. “Duke parë JLo-n t’i dërgojë mesazhe Alex Rodriguez-it, ajo nuk e di që ai po e tradhton me ish-gruan time Jessica. E shkreta vajzë, nuk ia ka idenë se kush është ai”, shkroi ai. Por çifti ende nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë lajm, por po shijojnë së bashku pushimet.

Të fundit