Flash News

KRYESORE

Ish-lojtari i Milanit zgjidhet President i Liberisë

Ish-lojtari i Milanit zgjidhet President i Liberisë

George Weah është shpallur president i Liberisë.

Fituesi i ‘Topit të Artë’ në vitin 1995 mundi në raundin e dytë rivalin Joseph Boakai, që mbante postin e zv/presidentit nga viti 2005, duke fituar 12 nga 15 rajonet e Liberisë.

“Është një emocion shumë i madh dhe dua të falendeoj pa masë popullin liberian që më nderoi duke më votuar. Kjo është një shpresë e madhe”, shkruan në llogarinë e tij në Twitter ish-sulmuesi.

Të fundit