Flash News

KRYESORE

 Ish-luftëtari i UÇK-së, ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jeton Kuçi, është ndarë nga jetën ditën e djeshme pas një aksidenti me motor në Bjeshkët e Deçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ku ka shprehur ngushëllimet për ish-luftëtarin e UÇK-së.

Jeton Kuçi ka qenë i angazhuar për çështjen kombëtare që nga viti 1990.

Në Kosovë ai gjithashtu njihej si këngëtar i muzikës popullore.

Të fundit