Flash News

KRYESORE

Ish-mesfushori i Juventusit dhe Interit lë nam, gishtin e mesit dhe dënim shembullor

Ish-mesfushori i Juventusit dhe Interit lë nam, gishtin e mesit dhe

Nuk ka si të jetë ndryshe! Ish-mesfushori i Juventus e Inter, Felipe Melo, vazhdon me sjelljen e tij aspak të hijshme në publik. Ai është rikthyer në qendër të vëmendjes në Brazil, aty ku po luan me skuadrën e Palmeiras.

Mesfushori është dënuar me 5 javë skualifikim. Disiplina nuk ka falur "të krisurin", pasi tregoi gishtin e mesit në ndeshjen ndërmjet Palmeirasit dhe Santosit të fituar nga këta të fundit me rezulatin 0-2.

Felipe Melo teksa i drejtohej tunelit që çon në dhomat e zhveshjes, ka përshëndetur tifozët kundërshtarë me gishtin e mesit të ngritur në të dyja duart. Në veprim i ulët, por i pritshëm nga një futbollist si ai.

Të fundit