Flash News

KRYESORE

Ish-miku i ngushtë i Ramës: Plani i kryeministrit për të arrestuar Metën në 2015

Ish-miku i ngushtë i Ramës: Plani i kryeministrit për të

Ish-miku i ngushtë i kryeministrit Rama, Koço Kokëdhima ka zbuluar planin e kryeministrit për të ndikuar në arrestimin e Ilir Metës në Korrik të 2015, koha kur u publikuan disa informacione rreth çëshjes “CEZ-DIA”.

Sipas Kokëdhimës, ka pasur një plan nga Rama për të ndikuar institucionet, në mënyrë që të fillonin një hetim penal ndal Ilir Metës.

"Rama ishte i përfshirë në një tentativë për të akuzuar penalisht Ilir Metën. Kam negociuar që energjitë të përdoren për vendin, jo për luftra për pushtet“, deklaroi Kokëdhima, duke nënkuptuar se Edi Rama ka ndikuar tek prokuroria për të hetuar Ilir Metën.

Blendi Fevziu: Cfarë ishte akuza që u tentua të ngrihet ndaj Metës?

Kokëdhima: Politikanët nuk duhet të përfshihen në cështjet e institucioneve të tjera. Nuk duhet të bëjnë luftra me institucionet e tjera.

Blendi Fevziu: Me prokurorinë dhe gjykatat?

Kokëdhima: Po. Mendoj se ja u kam dhënë përgjigjen për këtë çështje.

Të fundit