Flash News

KRYESORE

Ish-miku i Ramës konfirmon akuzat e Rakipit: U qurravitej herë pas here gazetareve

Ish-miku i Ramës konfirmon akuzat e Rakipit: U qurravitej herë pas

Ish-ministri Ylli Manjani është bërë pjesë e debatit mes kryeministrit Rama dhe gazetarit Ylli Rakipi.

Në një video, Rakipi u shpeh ndër të tjera se kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, i kerkonte vazhdimisht të shkruantë lajme të rreme.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani pohoi se e vërteta e qarravitjeve të kryeministrit është reale. E ka bërë dhe herë të tjera. Megjithatë përpjekja për të fshehur të vërtetën e dëmton dhe vetë gazetarin Rakipi.

“Unë kam qenë sekretar i ministrave në atë kohë, dhe qarravitja e atij që sot është kryeministër siç e thotë dhe Rakipi është reale. Ndërkohë në dallim nga Ylli Rakipi ne i qëndruam fort asaj skene [i referohet përmbysjes së Liqenit Artificial]. Kërkuam që të zbatohej ligji. Ka pas dhe arrestime atë natë për të cilat opinioni pati një farë reagimi por nuk ishte ky diskutimi, pastaj përpjekja për ta fshehur e devijuar këtë unë mendoj që e dëmton gjithashtu dhe Ylli Rakipin,” përfundoi ai.

Të fundit