Flash News

KRYESORE

Ish-ministrat e Ramës që mbetën jashtë 'tepsisë'…

Ish-ministrat e Ramës që mbetën jashtë

Prezantimi i kabinetit të dytë “Rama” ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha brenda PS-së. Nga 19 ministri që kishte kabineti i parë, afro gjysma e ministrave nuk morën asnjë post në kabinetin e ri. Me fat ka qenë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ajo e Kulturës, Mirela Kumbaro, Lindita Nikolla e Arsimit, Arben Ahmetaj i Financave, Damian Gjiknuri i Energjitikës, Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm,  të cilët kanë arritur të mbajnë postet e tyre, duke befasuar shumë pasi për Bushatin dhe gjithë ekipin e diplomatëve që ai drejton, Rama lëshoi gjithë ato rrufe para dy ditësh, duke i telendisur si mos më keq. Ndërsa për Kumbaron, kur të gjithë shpresonin se ajo nuk do të ishte më ministre e Kulturës, Rama sfidon gjithë komunitetin e artistëve që kishte kundër, duke e rivendosur në atë post. Por, cilët janë ministrat që nuk arritën të mbanin postet e tyre? Bëhet fjalë për 5 ministre dhe 3 ministar, të cilët mund të themi se mbeten “me gisht në gojë”, duke mos arritur të mbajnë postet e tyre. Për Mimi Kodhelin, Rama tha se meriton një post në parlamentin e ri dhe me siguri do të jetë pjesë e organeve drejtuese të Parlamentit, ndërsa për ministrat e tjerë nuk i zuri në gojë, tani për tani. Gjithsesi bien në sy mosangazhim i ministraveve Saimir Tahiri, Ekonomi, Gjermeni, Harito, Felaj, Çuçi, Beqaj, apo edhe deputetit të Qarkut të Korçës, Eduart Shalsi, i cili kohët e fundit ka qenë mjaft aktiv në Pogradec, me shpresë se do ta zinte një psot në kabinetin e ri. Ja ish-ministrat që mbeten pa post:

Mimi Kodheli – ish-ministre e Mbrojtje

Saimir Tahiri – ish-ministër i Brendshëm

Milva Ekonomi – ish-ministre e Ekonomisë

Eglantina Gjermeni – ish-ministre e Zhvillimit Urban

Milena Harito – ish-ministre e Shtetit për Inovacionit

Ermonela Felaj – ish ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin

Eduard Shalsi – ish ministër Shteti për Çështjet vendore

Bledi Çuçi – ish- ministëri Shtetit për Çështjet Vendore

Ilir Beqaj, - ish-ministri i Shëndetësisë

 

Të fundit