Flash News

KRYESORE

Ish-ministrat i dalin kundër Ramës. Kritikat e Tahirit, Beqajt dhe Kodhelit

Ish-ministrat i dalin kundër Ramës. Kritikat e Tahirit, Beqajt dhe

Në qeverinë e re Edi Rama la jashtë kabinetit disa prej emrave të cilët në mandatin e parë qeverisës ishin në shënjestër të opozitës dhe që në opinion publik janë cilësuar si ministrat që i dhanë më tepër kosto socialistëve. Vendimi i Ramës duket për ti lënë jashtë nuk u prit mirë nga disa prej ish-ministrave dhe duket se tashmë ata kanë nisur kritikat ndaj qeverisë ‘Rama 2’.

Sot Saimir Tahiri shfaqi kritika ndaj Ramës duke thënë se nuk po përmend shifrat sa i takon luftës kundër kanabisit që qeveria zhvilloi në mandatin e parë kur Tahiri ishte në krye të ministrisë së Brendshme. Ish-ministri kritikoi gjithashtu pasardhësin e tij sa i takon vetingut në polici por edhe se u bën sehir bandave në televizor.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kritikat e tij ndaj qeverisë i ka për caktimin e festave lokale, një nisëm kjo e ministrave Klosi e Peleshi. Kritikat e Beqajt me atë që ai e cilëson si mungesa e balancës mes zonave të Veriut dhe Jugut të vendit, në disa projekte të rëndësishme që ka inicuar qeveria shqiptare. “Nuk ka balancim mes zonave të Veriut dhe Jugut, në përzgjedhjen që është bërë dhe listat që janë përpiluar në këto projekte”, deklaron ai.

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, kritikoi qeverinë sa i takon vendosjes së tarifës te ‘Rruga e Kombit’. Në seancën plenare të datës 5 prill, Kodheli kërkoi rishikim të tarifës dhe të investojë në rrugën e vjetër.

“I kërkoj qeverisë përpara se të rishikojë tarifën e mirëmbajtjes në favor të banorëve  të qarkut të Kukësit, të përkujdeset dhe të investojë rrugën e vjetër të Kukësit si një alternativë për banorët atje, të shikojë dhe të rikategorizojë të gjitha rrugët në vend dhe në këtë mënyrë ta thjeshtojë dhe diferencojë  sistemin e taksimit.

Të bëjë transparente, ku dhe si shpërndahen të ardhurat që vijnë nga taksa e qarkullimit, të vlerësojë pozitivisht të gjitha propozimet që ka bërë dje Komisioni i Ekonomisë”, deklaroi Kodheli në Kuvend.

Të fundit